Fasadat janë pjesa më kryesore e ndërtesave të reja dhe moderne që po ndërtohen nëpër Europë. FEROline i prodhon këto produkte në bashkëpunim me firmën prestigjoze Alumil. Këto fasada karakterizohen nga Siguria (nivele të larta të mbrojtjes nga vandalizmat, zjarri, tymi, tërmeti, etj…), kursimi i energjisë elektrike, mbrojtje ndaj kushteve ekstreme atmosferike, estetike të lartë e kombinuar me prirjet më të fundit arkitekturore.

  • Fasada

    Me kapakë

    Fasada me kapak  është nje fasadë me rendiment shumë të lartë energjitik. Ka gjerësi të dukshme të kolonës dhe traversës dhe kontruksion me çelik për të rritur rezistencën nga trysnia e erës. Kapakët janë të një game të gjërë me dizajn dhe forma të ndryshme. Kapakët mund të jenë fikse ose me hapje nga jashtë.

    Karakteristikat

    • Rendiment i lartë energjitik
    • Rezistent nga trysnia e erës
    • Game gjërë dizajni

    Ilustrim

  • Fasada

    Gjysëm strukturale

    Fasada gjysëm-strukturale është një sistem komplet për fasada me termoizolim. Panelet mbajnë xhamat, duke krijuar një shirit të dukshëm alumini perimetrikisht përreth xhamit. Panelet mbahen prej kolonave, tek të cilat janë të fiksuara me aksesorë speciale, të cilat sigurojnë strukturën e fasadës. Panelet mund të jenë fikse ose me hapje nga jashtë.

    Karakteristikat

    • Fasadë me termoizolim
    • Panele me hapje
    • Aksesorë special

    Ilustrim

  • Fasada

    Strukturale

    Fasadat strukturale karakterizohen nga mundësia e profileve të aluminit në fasadë, e cila krijon një sipërfaqe xhamore të vazhdueshme. Ndryshimi kryesor ndërmjet fasadës strukturale nga fasada standarde, e cila është me kapak të dukshëm, është paraqitja e pamjes së jashtme.

    Karakteristikat

    • Sipërfaqe xhamore të vazhdueshme
    • Efiçensë energjitike
    • Rezistencë ndaj faktorëve natyrorë

    Ilustrim

  • Fasada

    Me kapje “spider”

    Fasada me sistem Spider është një sistem modern tip “spider” për fasadat xhamore me fiksim pikësor, e realizuar nga profile alumini me anodizim natyral ose me ngjyra të ndryshme. Është sistemi ideal për përdorimin në vitrinat e mëdha të dyqaneve, si edhe për përdorim të jashtëm në objektet bioklimaterike me veshje të dyfishtë.

    Karakteristikat

    • Fiksim pikësor për qëndrueshmëri të lartë
    • Sistemi ideal për vitrinat
    • Izolim termik dhe akustik i lartë

    Ilustrim

  • Fasada

    Pritesë dielli “brie soleil”

    Sistemi i mbrojtjes kundra rrezeve të diellit përbën propozimin e FEROline për hijezimin dhe për ndriçimin fizik të kontrolluar të ndërtesave. Kjo realizohet përmes konstruksionit në formë elipsi që kanë fletët e grilave, të cilat mund të vendosen horizontalisht dhe vertikalisht, të lëvizshme ose fikse. Për më tepër sistemi disponon një gamë shumë të gjërë profilesh speciale për përdorim në hapësirat e destinuara për ajrimin e mjediseve të mbyllura, sic janë objektet me makineri, garazhe, mjedise magazinimi, etj…

    Karakteristikat

    • Mbrojnë ndaj rrezeve të diellit
    • Fletë në formë elipsi
    • Fletë të lëvizëshme dhe fikse

    Ilustrim

  • Fasada

    Veshje me kompozit panel

    Kompozit panel është një produkt i përbërë nga fletë me alumin të mbushura me materiale polietileni, me trashësi të ndryshme të cilat përdoren për veshjen e jashtme të objekteve dhe ndërtesave me stil dhe dizajn modern. Këto panele vijnë me një shumëllojshmëri mjaft të madhe përmasash dhe ngjyrash, sisteme të plota prej alumini për fiksimin e paneleve, trashësi të ndryshme për përdorim të jashtëm apo të brendshëm, tabela reklamash, etj…

    Karakteristikat

    • Fletë alumi me polietilen
    • Stil dhe dizajn modern
    • Përdorim i jashtëm apo i brendshëm

    Ilustrim