Grilat i japin shtëpisë një pamje krejtësisht të ndryshuar. Si grilat e thjeshta role ashtu edhe ato persiane mund të dallohen që nga larg dhe përmes ngjyrave dhe kombinimeve të tjera mund ta ndryshojnë komplet pamjen e shtëpisë tuaj.

SHENIM: të gjitha grilat e mëposhtme (përjashtohen persianet) mund të motorrizohen dhe të lëvizen përmes telekomandës ose me buton statik.

  • Grila

    Grilat Role Alumin:

    Grilat role përfaqësojnë modelin standard të prodhimit të grilave. Ato prodhohen në një varietet të larmishëm ngjyrash dhe gjithashtu janë të thjeshta në përdorim. Nëpër pallatet shumëkatëshe ne rekomandojmë këto lloj grilash pasi keni mundësinë që ti rregulloni në lartësinë që dëshironi.

    Grila Role Plastike:

    Ashtu si grilat role prej alumini edhe grilat plastike kanë nje favor të madh në instalimin e tyre nëpër apartamente të objekteve shumëkatëshe. Por, një plus më shumë që kanë grilat plastike është se në rast mbyllje komplete kemi një izolim termik dhe aukustik te shkëlqyer.

    Karakteristikat

    • Shufra alumini dhe plastike për izolim termik më të mirë
    • Kuti plastike ose alumini në varësi të kërkesës
    • Çmim dhe cilësi në një produkt të vetëm

    Ilustrim

  • Grila

    Persiane

    Këto lloj grila përdoren kryesisht nëpër shtëpi private pasi kanë favorin kryesor që hapen si dritaret, por nga ana e kundërt. Këto grila janë një ndër produktet më të përdorura në Shqipëri pasi përveç bukurisë që i japin shtëpisë ato gjithashtu krijojnë një mbrojtje më tepër ndaj faktorëve natyrorë dhe zgjasin jetën e dritareve tuaja. Grilat persiane vijnë në dy modele, me fleta të lëvizshme që lejojnë kalimin e diellit pa hapur grilën, dhe me fleta fikse të cilat janë më të qëndrueshme por nuk mund të lëvizen fletat.

    Karakteristikat

    • Pamje e jashtme të shkëlqyer
    • Rezistencë ndaj faktorëve natyrorë
    • Jetëgjatësi më të lartë për dritaret tuaja

    Ilustrim

  • Veneciane te Brendshme

    Grila

    Veneciane

    Grilat veneciane të brëndshme (të ashtuquajtura edhe grilat zyrash), janë grilat që përdoren më shumë në tregun Shqiptar sidomos nëpër biznese. Ato i japin një bukuri pjesës së brëndshme dhe të jashtme të ambienteve tuaja dhe gjithashtu ato janë të përshtatshme edhe për shtëpi me dizajn modern.

    Karakteristikat

    • Përshtatet me arredimin tuaj
    • Pamje me të bukur për shtëpinë tuaj
    • I përshtatshëm për zyra

    Ilustrim

    Veneciane te Jashtme

    Grila

    Veneciane

    Grila veneciane të jashtme: Një tjetër RISI nga FEROline. Grilat e jashtme janë grilat më të përdorura nëpër Europë në vitin 2014. Ato kryesisht  janë përdorur për biznese, objekte me strukturë moderne dhe shtëpi me dritare të mëdha. Avantazhi kryesor i këtyre grilave është se në vende të ngrohta, si Shqipëria, ato mbrojnë në mënyrë të shkëlqyer kundër rrezeve të diellit dhe krijojnë një ambient të freskët dhe të këndshëm.

    Karakteristikat

    • Mbrojtje ndaj faktorëve natyrorë
    • Fasadë tërheqëse për ndërtesën
    • Lehtësi në mirëmbajtje

    Ilustrim

  • Grila

    Qepena

    Qëndrueshmëria dhe funskionaliteti janë cilësitë themelore të dyerve të garazhit dhe qepenave të propozuara nga kompania FEROline. Ato përdoren për të mbrojtur garazhet, dyqanet, baret dhe restorantet ndaj vandalizmave dhe vjedhjeve. Mekanizmat e provuara për mbyllje garantojnë sigurinë dhe qetësinë e ambjetit tuaj.

    Karakteristikat

    • Qëndrueshmëria
    • Funskionaliteti
    • Siguria

    Ilustrim