HISTORIKU

 

FEROline operon në tregun shqiptar që prej vitit 1995. Firma tashmë ka një eksperiencë mjaft të gjerë në prodhimin e dyerve, dritareve, grilave, sistemeve të fasadave etj. Baza teknike e kompanisë është e përbërë nga një skuadër e kualifikuar punonjësish që realizon punimet në përputhje me risitë teknologjike dhe arkitekturore.

Misioni

FEROline u është përkushtuar produkteve dhe shërbimeve cilësore mbështetur në materialet më të mira të prodhimit për të gjithë rangun e klientëve dhe partnerëve. Ne dëshirojmë të krijojmë një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë, bazuar  mbi sigurinë, cilësinë, shërbimin dhe përkushtimin në çdo projekt që marrim përsipër.

 

Vizioni ynë mbështetet në vlerat më të mira dhe në idetë e një stafi të kualifikuar dhe profesionist. Jemi të përkushtuar për t’u rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme. Çelësi drejt suksesit tonë është angazhimi në cilësi, investimi dhe trajnimi i vazhdueshëm për aplikimin e teknologjive të reja të prodhimit.

 

Objektivi ynë në lidhje me klientët është shtimi i klientëve të kënaqur nga puna jonë. Në lidhje me produktivitetin, të ofrojmë punime të një cilësie të lartë, me standarde Europiane brenda një kohe të shkurtër. Në lidhje me partnerët, të krijojmë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

 

Vlerat që na orientojnë drejt suksesit:

1) Serioziteti, korrektesa, kapacitetet e larta prodhuese;

2) Bashkëpunimi  me klientët përmes një ekipi që merr përsipër përgjegjësi dhe vë në zbatim

zgjidhje në çdo situatë;

3) Përdorimi i produkteve me cilësinë më të mirë në treg;

4) Vëzhgimi dhe njohja e pritshmërive dhe nevojave të klientëve tanë.

 

 

Prodhimi dhe rendimenti

Kjo shoqëri disponon pajisje dhe makineri profesionale të kohës për punimet e aluminit dhe PVC-së. Aktualisht arrin një rendiment prej 1200 m²/muaj prodhim të përfunduar. Në vitet e fundit ofrohet një variete e shumtë produktesh, si në sisteme Alumini ashtu dhe në sisteme termoizoluese në PVC me ngjyra te ndryshme dhe imitacione druri. Punimet e bëra nga ne me cilësi si dhe marrëdheniet korrekte midis palëve kanë bërë të mundur një bashkëpunim serioz ndër vite me shoqërite më të njohura të ndërtimit.

 

Pse të zgjedhim produktet FEROline?

1. PËR IZOLIM TERMIK MË TË MIRË

Për efikasitetin energjitik dhe izolimin termik në ndërtesa, rëndësi të madhe kanë dyert dhe dritaret, pasi pikërisht ato janë përgjegjëse për humbjen e 40% të nxehtësisë. Prej vitit 2014, normat europiane kërkojnë që koefiçienti i humbjes së nxehtësisë të jetë më i vogël se 1,4w/m²k. Duke marrë parasysh këtë fakt, Feroline ofron produkte të ndryshme të cilat arrijnë izolim nga 0,8 w/ m²k deri1,4 w/m²k . Element tjetër me shumë rëndësi është xhami, i cili përbën 80% të sipërfaqes së dritares. Për izolim termik më të mirë, ne rekomandojmë xham dopjo termik ose të trefishtë plus ndarës termik të cilësisë së lartë.

2. PËR IZOLIM MË TË MIRË TË ZËRIT

Jeta stresuese dhe rritja e numrit të veturave në qytete të mëdha, na tërheq vëmëndjen te një faktor serioz – zhurma, nga e cila varet qetësia dhe shëndeti ynë. Njëri ndër faktorët kryesorë për një ambient të brëndshëm pa zhurma, është xhami i dritares. Feroline ju ofron nje gamë të gjerë të kombinimeve të ndryshme të xhamit, prej të cilave xhamin standard me trashesi 24 mm i cili arrin në izolim deri 31 dB . Zgjidhje e mirë për zhurmën e padëshirueshme janë dritaret Feroline Security, me xham i cili arrin izolim akustik nga 34 deri 41 dB. Për izolim më të mirë të zërit shumë me rëndësi janë edhe disa element të tjerë: profilet me 3 gomina për mbyllje, kombinimi i xhamit me profilet si dhe instalimi i dritares ne mënyrën e duhur.

3. PËR MBROJTJE MË TË MADHE NGA DIELLI

Mbrojtja nga dielli në një hapësirë mundet të arrihet me disa produkte – grila të jashtme, grila të brëndshme, persianet dhe xhami termik me mbrojtje të lartë.

Grilat e jashtme, zgjedhje efektive per problemin e rrezeve të diellit, me gamë të gjërë të produkteve për çdo shije dhe stil.

Persianet, mbrojnë dritaret nga ndikimet atmosferike, rrisin sigurine e shtepise dhe në të njëjtën kohë i japin fasadës nje stil individual.

Grilat e brëndshme, janë zgjedhje e mirë per mbrojtjen nga dielli, të cilat mund të përshtaten me arredimin e shtëpisë suaj.

Xhami Termik – është një xham i energjisë së lartë dhe ka efikasitetin më të mirë për mbrojtjen nga dielli.

4. PËR SIGURI MË TË MIRË

Statistikat tregojnë se vjedhjet më të shpeshta realizohen përmes dritareve. FEROline ofron produkte me siguri të lartë, me aksesore te kompanise prestigjoze gjermane “ROTO” me një minimum prej 2 ose 3 pika sigurie dhe doreza HOPPE Secustik. Për nivel më të lartë sigurie ne rekomandojmë përdorimin e aksesorëve të posaçëm Roto dhe të paktën një xham të laminuar me masat 3.3.1.

5. ZGJIDHJE PËR PJESËN E JASHTME DHE TË BRËNDSHME

“E fundit por jo më pak e rëndësishmja.” Shumë njerëz ndërrojnë dritaret e tyre thjesht për shkak të arkitekturës. Ata kanë dëshira specike për përmasat, ngjyrat, etj. Ne mund ti përgjigjemi këtyre kërkesave me një gamë të gjërë produktesh.

 

Pikat e forcës:

  • Izolim termik i garantuar
  • Reduktim i humbjeve
  • Kualitet në montim
  • Izolim akustik
  • Cilësi e materialit
  • Rezistencë ndaj agjenteve atmosferike

 

Partnerët tanë kryesorë:

-         etj.