Dritaret formojnë fasadën e çdo objekti si asnjë element tjetër ndërtimor. Në fakt ato e krijojnë stilin dhe i japin bukurine ndërtesës. Elementët me te rëndësishem te dritareve janë, madhësia, përmasat, forma dhe ngjyra. Pavarësisht nga forma standarde drejtkëndëshe, dritaret mund të krijohen në nje shumëllojshmëri te pakufishme të formave. Dritaret janë të fundit por jo më pak të rëndësishme….!

  • Alumin i Ftohtë

    Dyer dhe Dritare

    Alumini i Ftohtë

    Dyert dhe dritaret me alumin të ftohtë përfaqësojnë zgjidhjen më të thjeshtë për çdo person. Nëse keni vendosur të bëni dritare të thjeshta dhe të mira, me një çmim ekonomik, këto janë dritaret tuaja. Avantazhi më kryesor që alumini i ftohtë ofron është fakti se mund të krijosh dritare dhe dyer me një cilësi të përshtatshme për shtëpine tuaj pa shpenzuar shumë. Një mënyrë e mirë për ti dhënë një zgjidhje të shpejt një ndërtimi të ri dhe gjithashtu për të marrë një produkt që përveç ekonomisë garanton edhe cilësi.

     Karakteristikat

    • Çmimi
    • Qëndrueshmëri
    • Shpejtësi

    Ilustrim

    Alumin Termik

    Dyer dhe Dritare

    Alumin me Urë Termike

    Në Shqipëri vazhdon të dominojë alumini i thjeshtë, një zgjidhje që në bazë të saj ka çmimin ekonomik. Por, duke parë ndryshimet klimaterike dhe rritjen në çmimin e energjisë elektrike, FEROline ka vendosur të përdorë produket më të mira të aluminit termik. Këto produkte përveç garantimit në jetëgjatësi, gjithashtu kanë një siguri më të madhe dhe sigurisht një kursim më të lartë të energjisë elektrike.

    Karakteristikat

    • Efiçensë energjitike
    • Jetëgjatësi
    • Rezistencë ndaj faktorëve natyrorë

    Ilustrim

  • Salamander ‘Stream Line’

    Dyer dhe Dritare

    Salamander “Streamline”

    Salamander Streamline, është një profil i përshtatshëm për çdo lloj ndërtimi pasi, me një trashësi prej 76mm, ky lloj profili ofron mundësinë e përdorimit të çdo lloj xhami termik me trashësi nga 24 deri ne 32mm. Profil është i përbërë nga 5-dhoma ajri dhe i pajisur me 2 guarnicione. Izolim termik arrin deri në 0.9 W/m²K dhe izolim akustik deri në 46dB.

    Karakteristikat

    • 5 dhoma ajri, 2 guarnicione
    • Izolim termik 0.9 W/m²K
    • Izolim akustik deri në 46dB.

    Ilustrim

    Salamander ‘Sistem 3D’

    Dyer dhe Dritare

    Salamander “3D”

    Salamander 3D, është një profil me trashësi 76mm i cili na lejon përdorimin e çdo lloj dopio xhami me trashësi nga 24 deri ne 32mm. Profili është i përbërë nga 5-dhoma ajri dhe 3 guarnicione, me izolim termik të shkëlqyer deri në 0.8 W/m²K dhe izolim akustit deri në 46dB. Avantazh i këtij profili janë harqet që dallohen shumë qartë në pjesën e sipërme të tij për shkak të pamjes së veçantë dhe dizajnit modern.

    Karakteristikat

    • 5 dhoma ajri, 3 guarnicione
    • Izolim termik 0.9 W/m²K
    • Izolim akustik deri në 46dB.

    Ilustrim

    Salamander ‘Sistem bluEvolution’

    Dyer dhe Dritare

    Sistem bluEvolution

    Salamander bluEvolution, është linja e produkteve më e re e futur në treg nga kompania gjermane Salamander. Ky profil me trashësi 92mm ose 82mm, jo vetëm që mund të mbajë çdo lloj xhami termik por ofron një pafundësi zgjedhjesh për xhamin që dëshironi pasi mund të kombinohet shumë mirë me xhamat Triplex. I përbërë nga 6-dhoma ajri dhe 3 guarnicione, ky profil arrin një Izolim termik deri në 0.7 W/m²K dhe izolim akustik deri në 56dB.

    Karakteristikat

    • 6 dhoma ajri, 3 vula sigurie
    • Izolim termik 0.7 W/m²K
    • Izolim akustik deri në 46dB.

    Ilustrim

    Salamander ‘Sistem Brugmann’

    Dyer dhe Dritare

    Sistem Brugmann

    Brugmann Salamander, një linjë tjetër prodhimi e kompanisë Salamander. Ofron 2 produkte të ndryshme, njëri me trashësi prej 72mm dhe tjetri 82mm. Profili 72mm është i përbërë nga 5 dhoma ajri dhe 2 guarnicione, ndërsa profili 82mm ka 6 dhoma ajri dhe 3 guarnicione. I kombinuar me xhamin e duhur ky profil arrin izolim termik 1.0 W/m²K dhe izolim akustik deri në 46dB.

    Karakteristikat

    • 5 dhoma ajri, 2 guarnicione
    • 6 dhoma ajri, 3 guarnicione
    • Izolim termik 1.0 W/m²K
    • Izolim akustik deri në 46dB.

    Ilustrim

  • Sistem Alumil M23000

    Dyer dhe Dritare

    Sistem Alumil 23000

    Sistemet e kompanisë Alumil janë më të mirat në tregun Shqiptar. Dru alumini shquhet për cilësinë e lartë dhe për performancë te shkëlqyer dhe e kombinuar me aluminin e cilësisë së lartë arrihet një produkt në nivel Europian. Nëse keni vendosur të merrni një produkt që të vërë në dukje pamjen e shtëpisë tuaj nga jashtë dhe të japë relaksin e kërkuar në ambientin e brëndshëm të saj, ne si FEROline ju këshillojmë pikërisht sistemin Alumil M23000.

     

    Karakteristikat

    • Izolim I lartë termik dhe akustik
    • Performancë dhe cilësi e lartë
    • Jetëgjatësi ndaj faktoreve natyrorë

    Ilustrim

    Sistem KOMART

    Dyer dhe Dritare

    Sistem Komart

    Një tjetër RISI e FEROline është edhe implementimi në Shqipëri i dyerve dhe dritareve me DRU-ALUMIN. Ky produkt garanton cilësinë e aluminit termik, pra izolim termik dhe kursim të energjisë elektrike, ndërthurur me materialin më prestigjoz dhe më klasik në ndërtimin e dritareve “drurin”. Ky lloj produkti ka një qëndrueshmëri të lartë dhe rezistencë ndaj faktorëve natyrorë për shkak të cilësisë së lartë të aluminit dhe nga brënda ka bukurinë dhe konformitetin e drurit, i cili i jep një pamje tjetër ambientit. Këto produkte janë të një cilësie të lartë dhe FEROline bashkëpunon me firmën perstigjoze italiane KOMART për ta sjellë këtë produkt pranë klientëve të saj.

    Karakteristikat

    • Izolim I lartë termik
    • Elegance dhe cilësi e lartë
    • Jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri ndërvite

    Ilustrim