• Rrjeta Kunder Insekteve

    Horizontale me rrëshqitje

    Ky model rrjete përdoret kryesisht për dyert dhe dritaret me rrëshqitje pasi kombinohet në mënyrë të përkryer me to. Një nga avantazhet kryesore që ka ky model është heqja dhe vendosja gjatë muajve të dimrit dhe verës.

    Karakteristikat

    • Mundësi e prodhimit në dimensione të mëdha;
    • Hapja me rrëshqitje është zgjedhje e shkëqlyer për dyert e ballkonit
    • Të përshtatshme edhe për dritare me hapje
    • Rezistencë e mirë, në hapje dhe mbyllje

    Ilustrim

  • Rrjeta Kunder Insekteve

    Vertikale Role

    Rrjetat e insekteve role vertikale, përbëjnë produktin më të përdorur dhe të kërkuar në tregun Shqiptar. Lehtësia në përdorim dhe në riparim I bëjnë këto rrjeta më të përshtatshme për tregun. Një avantazh tjetër I këtyre grilave është që edhe ato mund të përshtaten në formën e grilave ose të bashkangjiten me grilat tuaja.

    Karakteristikat

    • Ofron ngjitje optimale me kornizën e dritares dhe mbulim optimal të zonës së ajrimit
    • Ka funksionalitet më të mirë si në montim dhe në paraqitje
    • Mundësi e largimit të rrjetës në muajt e dimrit;
    • Mund të montohet në çdo dritare, dhe mund të montohet edhe në praninë e grilave të jashtme;

    Ilustrim

  • Rrjeta Kunder Insekteve

    Me Hapje

    Ky lloj modeli përdoret kryesisht për dyert e ballkoneve të cilat mund të lihen të hapura gjatë verës, por edhe mund të përdoret për derën e hyrjes me mentesha të shtrënguara që e bëjnë rrjetën të mbyllet automatikisht.

    Karakteristikat

    • Qëndrueshmëri e madhe dhe siguri, profil shtesë për mbyllje i cili vihet në mes të kornizës;
    • Mentesha me gjerësi të madhe sigurojnë mbylljen e rrjetës
    • Propozohet me ngjyra të ndryshme

    Ilustrim