• Xhama

    Xhama Energjik (Termik)

    Xhami termik është një produkt special që përdoret në krijimin e njësive të dopio xhamit. Xhami termik ka një veshje, qoftë kjo Clima Guard apo Low-E, e cila e ndihmon këtë xham të jetë me efektiv në izolimin termik. Xhamat me emetim të ulët (Low-E), janë të veshur me një shtresë të hollë që të tejçojë rrezet e dobëta dhe të largojë rrezet infrared që të kalojnë. Në këtë formë nxehtësia ruhet në hapsirat e brëndshme dhe humbjet zvogëlohen. Xhami me energji të lartë Clima Guard Solar është i veshur me një material special transparent dhe të hollë. Falë këtij xhami kemi depërtim të lartë të dritës (66%), izolim të shkëlqyer termik dhe mbrojtje nga ngrohja diellore. Matjet tregojnë se dy xhama të thjesht lëshojnë rreth 80% të energjisë së diellit, ndërsa termopani i ndërtuar me energji të lartë lëshon midis 25% dhe 42% energjinë e diellit.

    Karakteristikat

    • Izolim termik I lartë
    • Izolim akustik I lartë
    • Rezistencë ndaj faktorëve natyrorë

    Ilustrim

  • Xhama

    Xhama të Laminuar

    Xham i laminuar ose sic thonë ndryshme xham I petëzuar, është një tjetër lloj xhami që mund të përdoret për dritaret tuaja. Ky lloj xhami mund të vendoset jo vetëm në dritare dhe dyer, por edhe në fasada dyqanesh dhe biznesesh për shkak të përparësive që ofron. Si fillim ky xham prodhohet nga bashkimi i dy llojeve të ndryshëm të xhamave, gjë që i rrit rezistencën dhe i shton një aftësi tjetër këtij xhami. Ky xham në rast goditje, nuk thërmohet ose nuk çahet pasi ka një material plastik që vendoset midis xhamave gjatë petëzimit dhe e bën këtë xham më të fortë.

    Karakteristikat

    • Nuk thërmohet nga goditja
    • Rezistencë me madhe
    • Fortësi ndaj goditjeve

    Ilustrim

  • Xhama

    Xhama të Temperuar

    Xham I përshtatshëm për çdo ndërtim. Ky xham në rast goditje thërmohet komplet dhe siguron një mbrojtje më të lart për këdo që mund ta thyejë këtë xham, pasi xhami kthehet në kuba të vegjël prej xhami të padëmshëm për këdo. Ky lloj xhami është ndër xhamat më të përdorur për shkak se edhe në rast thyerje nuk përbën rrezik për personat e tjerë.

    Karakteristikat

    • I padëmshëm në rast thyerje
    • Cilësi e lartë
    • Xham I përshtatshëm për çdo produkt

    Ilustrim